Arsenali gjen “Henryn e ri”, Wenger konfirmon interesimin

Arsenali gjen “Henryn e ri”, Wenger konfirmon interesimin

Mbappe, 18, sezonin e kaluar ishte bërë lojtari më i ri në histori të Monacës që kishte shënuar gol, duke thyer rekordin e Henryt, i cili më pas kishte arritur të shpallet kampion bote me Francën dhe legjendë e Arsenalit, transmeton Koha.net.

“Mbappe është si Henry, ndoshta jo krejtësisht, por është e vërtetë se ka kualitete të ngjashme. Talenti dhe potenciali është i njëjtë”, është shprehur Wenger për beIN Sports.

“Tani varet nëse ai e ka të njëjtën dëshirë, inteligjencë dhe motiv siç kishte Henry. Dy apo tre vitet e ardhshme do ta tregojnë këtë, por shenjat e para janë premtuese. Sigurisht se ne jemi duke e ndjekur atë. E njohim atë shumë mirë”, është shprehur Wenger.

Shpërndaje në: