Arsenali i ofron dy yjet e tij për Julian Alvarezin
Tregu europian po tronditet nga lëvizja e fundit e Arsenalit për të përforcuar sulmin.
Klubi londinez ka shënjestruar Julián Álvarez, sulmuesin argjentinas të Atlético de Madrid.
Për ta realizuar transferimin, Arsenal mund të ofrojë lojtarë si Gabriel Martinelli dhe Gabriel Jesus si pjesë e një shkëmbimi strategjik, për të ulur kostot direkte, bën me dije “Fichajes”.
Martinelli, me vlerë rreth 45 milionë euro, është elementi kryesor në këtë plan.
Arsenal synon të ristrukturojë sulmin për sezonin 2026, duke përparësuar efektivitetin në gola që garanton Álvarez.
Sulmuesi argjentinas ka profilin modern për të luajtur në të gjithë vijën e sulmit dhe mund të përforcojë ndjeshëm ekipin.
Operacioni pritet të jetë vendimtar për menaxhimin sportiv të klubit, duke konsoliduar një skuadër të re me hierarki të fortë.
Suksesi i tij varet nga gatishmëria e lojtarëve të përfshirë dhe aftësia e Atléticos për të inkorporuar pjesët e reja në buxhet.
Arsenal mbetet i vendosur të jetë lider në garën për nënshkrimin që mund të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në Angli./Periskopi/



