Arsenali ia bënë bajat futbollin West Hamit (Video)
Ishin rreth 60 mijë shikues në Emirates ata që tentuan t’i japin besim ekipit në një moment të vështirë në një tjetër sezon të vështirë.
Pjesa e parë përkundër dominimit të vendasve kaloi pa gola.
Në pjesën e dytë gjithçka u zhvillua në të mirë të Topçinjve, përcjell Telegrafi.
Mesut Ozil pas 58 minutash lojë ishte ai që realizoi për 1-0 pas një goditje precize të ulët në zonë.
Theo Ëalcott pas 10 minutash shtoi pas një aksioni të bukur për 2-0, me asist të Ozilit.
Deri në fund nuk pati ndryshime dhe Arsenali kështu suksesshëm realizoi fitoren e radhës.
Arsenali gjendet tash në vendin e pestë me 54 pikë dhe ka gjasa shumë të ulëta për një kualifikim në top katërshe dhe Ligën e Kampionëve. Megjithatë, tradita për vendin e katërt mund të shpërfaqet në skenë, nuk i dihet.
Goal mesut ozil
''@VineOfArsenal pic.twitter.com/CNKYtobENz
— ozil_facts (@ozil_facts) April 5, 2017
https://twitter.com/GoalHQV/status/849720789461061632?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Farsenali-kthehet-fitoreve-video%2F



