”Arsenali ishte i frikësuar ta sillte Mkhitaryan në Azerbajxhan”

”Arsenali ishte i frikësuar ta sillte Mkhitaryan në Azerbajxhan”

Arsenali ishte ‘shumë i frikësuar’ për të sjellë Henrikh Mkhitaryan në Azerbajxhan për t’u përballur me 60,000 tifozë vendas, sipas trajnerit të FK Qarabag Gurban Gurbanov.

Duke folur përpara takimit të Europa League në Baku sot, trajneri i Qarabag tha se ishte vendimi i duhur për të lënë jashtë armenin pasi gjërat mund të përkeqësoheshin gjatë ndeshjes.

Mkhitaryan u la jashtë skuadrës së Borussia Dortmundit për t’u përballur me Azerin e Azerbajxhanit në 2015, për shkak të tensioneve të vazhdueshme mes qeverive të Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi malet e diskutuara Nagorno-Karabakh, nga ku e ka marrë emrin edhe ekipi Qarabag, transmeton Periskopi.

”Unë nuk dua që politika të ndikojë sportin, por nuk mund të bënim asgjë për këtë çështje”, tha Gurbanov, i cili gjithashtu menaxhon ekipin kombëtar të Azerbajxhanit. “Arsenali u përpoq ta shpëtonte këtë lojtar, por nuk është çështje për ne nëse vjen apo jo”.

”Arsenali mund të ketë frikë se para 60,000 tifozëve të Azerbajxhanit, Mkhitaryan do kishte presion dhe për këtë arsye ata nuk e morën fare”, deklaroi ai./Periskopi/

Për të lexuar më shumë rreth konfliktit Armeni-Azerbajxhan kliko KËTU

Shpërndaje në: