Arsenali kërkon Karim Benzeman (Foto)
Arsenal është duke menduar për zëvendësimin e Alexis Sanchez, i cili është afër transferimit në Manchester City.
Sipas “Daily Star” raporton se Arsenali është i interesuar për sulmuesin francez të Real Madridit, Karim Benzema, transmeton Periskopi.
Strategu francez, Wenger është i gatshëm të paguajë deri në 67 milionë euro për shërbimet e francezit.
Benzema më herët ka deklaruar se është i lumtur në Santiago Bernabeu por ndoshta ndikimi i Wenger dhe i kampit francez te Arsenali mund t’ia ndryshojnë mendjen. /Periskopi/




