Arsenali kërkon Kingsley Coman

Arsenali kërkon Kingsley Coman

Arsenal ka rikthyer fokusin kah mesfushori francez i Bayern Munich, Kingsley Coman.

Mediat angleze raportojnë se Arsenali ka një ofertë të gatshme për yllin e Bayernit, transmeton Periskopi.

Besohet se Wengeri është një fans i madh i Coman qysh kur ai ishte në moshën 16 vjeçare.

Bayern pak kohë më parë ka nënshkruar kontratë të re me Coman pas dy sezonave të suksesshme në “Allianz Arena”.

Megjithatë, thuhet se Wenger do të provoj ta bind lojtarin që të transferohet në “Emiratës”, madje, nuk përjashtohet mundësia e një shkëmbimi mes tij dhe Alexis Sanchez. /Periskopi/

Shpërndaje në: