Arsenali largon Wengerin?
Sipas burimeve të tabloidit britanik “The Sun”, drejtues të Arsenalit janë të gatshëm të kontaktojnë me trajnerin e RB Leipzigut, Ralph Hasenhuttl.
Ai ka befasuar të gjithë pasi kryeson në Bundesligën gjermane para Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
“Austriaku ka konfirmuar interesimin e klubit londinez për të marrë postin e trajneri të Arsenalit”, konfirmojnë burime të tabloidit britanik “The Sun”.
Wenger nuk e ka fituar titullin që nga viti 2002 dhe tifozët londinez e duan titullin.



