Arsenali me gjysmë ekipi kundër Real Madridit, shtatë lojtarë mungojnë shkaku i lëndimeve
Të martën mbrëma, Arsenali mundi Fulhamin 2-1 me golat e ardhur nga Mikel Merino dhe Bukayo Saka i rikthyer nga lëndimi.
Sidoqoftë, mbrojtësi kryesor Gabriel Magalhaes duhej të largohej nga ajo ndeshje për shkak të një dëmtimi muskulor.
Një tjetër mbrojtës, Jurrien Timber , gjithashtu e përfundoi ndeshjen me një dëmtim dhe nuk ka gjasa të luajë kundër Real Madridit.
Ndërkohë, mbrojtës të tjerë si Ben White, Takehiro Tomiyasu dhe Riccardo Calafiori mbeten të papërshtatshëm dhe nuk do të luajnë kundër Realit, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Më në fund, Gabriel Jesus dhe Kai Havertz janë jashtë për pjesën tjetër të sezonit.



