Arsenali po pret ende për Sanchez (Foto)
Arsenali duhet të presë derisa Alexis Sanchez të ketë përfunduar Kupën e Konfederatave me Kilin, për të vendosur e ardhmja e sulmuesit.
Sipas Evening Standard, Alexis ka vetëm një vit në kontratën aktuale me Arsenalin dhe është i kërkuar shumë nga Manchester City, Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germain, transmeton Periskopi.
Ai ende nuk ka dhënë ndonjë sinjal të qartë nëse do të vazhdojë qëndrimin tek klubi londinez, por pritet që gjithçka të vendoset më 2 korrik, kur përfundon Kupa e Konfederatave që po zhvillohet në Rusi. /Periskopi



