Arsenali pranë marrëveshjes me sulmuesin kroat
Sulmuesi i krahut të Interit, Ivan Perisic raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin
Sipas Libero, Perisic do të fitonte deri në qershor tre milionë euro me taksa kurse nëse do të kalonte në Arsenal si transfer i plotë në verë do të kishte pagë prej 6.5 milionë euro.
Megjithatë, mënyra e transferimit të tij në Arsenal mbetet e vështirë, pasi që Arsenali e dëshiron atë në huazim me opsion blerje 35 milionë euro, përderisa Interi dëshiron ta shes atë këtë afat.

Tërë situata e kroatit u bë e njohur para ndeshjes së Interit kundër Torinos ku ata humbën. Më pas CEO, Beppe Marotta e pranoi se Perisic është duke kërkuar largimin.
Ivan Perisic gjatë 18 paraqitjeve në Serie A këtë sezon ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar në 2 prej tyre./Periskopi/



