Arsenali rihap garën për top-katërsh, fiton derbin londinez (VIDEO)

Arsenali rihap garën për top-katërsh, fiton derbin londinez (VIDEO)

Arsenali ka mposhtur Chelsean me rezultat 2 me 0 në Emirates. 

Ky rezultat rihap garën për top katërsh, me dy ekipet londineze, Tottenham e Manchester United.

Fati i ndeshjes u vendos në pjesën e parë, ku në 15 minutat e para ishte dominim total i ‘Topçinjëve’.

Alexander Lacazette (14′) shënoi një gol të bukur për 1 me 0.

Ndërsa, gabimin e mbrojtjes amatoreske të Chelseat e shfrytëzoi Laurent Koscielny (39′) që shënoi me shpatull.

Deri në fund të ndeshjes nuk kishte ndryshime, me ekipin e Sarrit që goditjen e parë drejt portës e bëri në minutën e 80-të.

Arsenal rikthehet në vendin e pestë me 44 pikë, kurse ‘Blutë’ një pozitë më lartë me 47 pikë. Periskopi

Shpërndaje në: