Arsenali i rikthehet fitores, mposht Hull Cityn (Video)
Londinezët shënuan fitore të pastër me rezultat 2:0, me golat e sulmuesit në top-formë, Alexis Sanchez.
Golin e parë kiliani e realizoi në minutën e 34-të, ndërsa golin e dytë e shënoi në kohën shtesë nga penaltia.
Vlen të ceket se penaltia u shkaktua nga Sam Clucas, i cili u ndëshkua me karton të kuq, pasi preku topin me dorë brenda zonës së portierit të tij.
Pas kësaj fitoreje, Arsenali renditet në pozitën e tretë me 50 pikë, sa ka edhe Tottenham Hotspur që gjendet në pozitën e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com
https://www.youtube.com/watch?v=tQVALoCy-2w



