Arsenali shkatërron Baselin dhe përfundon në pozitën e parë në grupin A
E gjithë ndeshja shkoi nën regjinë e Lucas Perez që shënoi het-trik.
Perez shënoi në minutën e 8-të, ndërsa e dyfishoi epërsinë në minutën e 16-të.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa Perez e kompletoi het-trikun në 47-të.

Lucas Perez, Arsenal
Iwobi shënoi golin e katërt për Arsenalin e golin e vetëm për Baselin e shënoi Doumbia.
Në anë tjetër në këtë grup PSG e humbi vendi e parë, ku pësoi humbje ndaj Ludogorets 1-2.
Virgil Misidzhan e hapi ndeshjen në minutën e 15-të dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Cavani shënoi për 1-1 një gol të bukur, ndërsa Wanderson ia humbi shpresat parisienëve duke shënuar për 2-1.

Arsenali ka tubuar 14 pikë, ndërsa PSG 11.



