Arsenali shpreh interes për talentin e Real Madridit, Victor Valdepenas
Arsenal është i interesuar për mbrojtësin e ri të Real Madridit, Victor Valdepenas, dhe mund të bëjë një ofertë për të gjatë afatit kalimtar të janarit.
19-vjeçari bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Realit, duke luajtur si titullar në fitoren 2-1 ndaj Alaves në La Liga. Valdepenas ka tërhequr vëmendjen e Arsenalit, por nuk është i vetmi klub që kërkon shërbimet e tij. Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen gjithashtu kanë shfaqur interes, raporton “Sport Bild”.
Pavarësisht se Real Madrid zakonisht nuk i jep shumë mundësi talenteve të rinj, kriza e dëmtimeve mund të krijojë mundësi për Valdepenas që të luajë më shumë dhe të tregojë vlerat e tij.
Tani mbetet të shihet nëse Arsenali do të veprojë për transferimin e tij në janar, ose nëse Real Madrid do të vendosë ta mbajë për të ardhmen afatshkurtër.



