Arsenali i Xhakës e Mustafit mposht Stoken e Shaqirit (Video)

Arsenali i Xhakës e Mustafit mposht Stoken e Shaqirit (Video)

Edhe pse mysafirët kaluan të parët në epërsi nëpërmjet penaltisë të cilën e shkaktoi Granit Xhaka, vendësit përmbysën rezultatin.

Ishte Charlie Adam ai i cili kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 29-të.

Goli i barazimit erdhi nga Theo Walcott në minutën e 42-të.

Mesut Ozil kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 50-të, ndërsa golin e fundit e shënoi Alex Iëobi në minutën e 75-të.

Vlen të ceket se në pjesën e parë u dëmtua Shkodran Mustafi dhe u detyrua të zëvendësohej, ndërsa Granit Xhaka ishte ai i cili e shkaktoi penaltinë.

Pas kësaj fitore Arsenali del i pari në tabelë me baraz pikë me Chelsean, nga 34, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=09w0YHx6GUY

Shpërndaje në: