Arsene Wenger: Ky është gabim i madh që po e bën Premier League
Arsene Wenger ka kritikuar vendimin e fundit të Federatës së Anglisë për mos aktivizimin e VAR
VAR po përdoret në shumë liga evropiane, derisa në Angli është përdorur vetëm në FA Cup, ndërsa në Premier League nuk do të jetë prezent as në edicionin e ardhshëm, transmeton Periskopi.
“Ajo se çfarë bën VAR është t’i ndihmojë gjyqtarit. Fatkeqsisht, Premier League ka vendosur kundër VAR,” ka thënë tekniku francez.
“Unë mendoj që ky është një vendim i keq,”. /Periskopi/



