Arsene Wenger – pasardhës ideal i Zinedine Zidane
Sot u bë i ditur lajmi befasues i largimit të Zinedine Zidane nga Real Madridi, edhe pse para më pak se një jave e fitoi trofeun e tretë të Ligës së Kampionëve me klubin e bardhë, shkruan Periskopi.
Francezi Wenger që poashtu shokoi me largimin e tij pas 22 vitesh nga Arsenali, është shfaqur së fundi në media ku ka shprehur mërzinë e tij. Ai ka thënë se po sheh mundësitë për të gjetu rnjë klub të ri, që do t’ia kënaqte urinë e tij për futboll.
Ai ka thënë se dëshiron të provohet në një top-klub. Dhe ku ka top-klub më të madh se Real Madridi.
Klubi nga Madridi kishte shprehur interesim të vazhdueshëm për Wengerin që nga viti 2006, por francezi i kishte refuzuar për të qëndruar në Arsenal.
68 vjeçari tha se nuk kishte planifikuar të pensionohej kur u largua nga Veriu i Londrës, dhe po kërkon që të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur.
‘Plaku’ francez ka thënë se është bërë i varur nga futbolli dhe po përgatitet që të marrë një tjetër rol trajneri sepse është mërzitur shumë.



