Arsyeja e vërtetë pse Mohamed Salah ka mbyllur rrjetet sociale

Arsyeja e vërtetë pse Mohamed Salah ka mbyllur rrjetet sociale

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah kishte vendosur që t’i mbyllte të gjitha llogaritë e tij personale në rrjetet sociale. 

Mohamed Salah ka fshirë llogaritë e tij zyrtare në Twitter, Facebook dhe Instagram, raporton Periskopi.

Para se të vendoste mbylljen e llogarive të tij, egjiptiani kishte shkruajtur një status të fundit, duke aluduar që ai duhet të fokusohet më shumë brenda fushës.

Image: Twitter
Natyrisht se ky vendim i tij ka ngjallur shumë reagime në publik.

Disa shkruajnë se arsyeja pse Salah e ka marrë këtë vendim është se ai sheh videot e tij duke simuluar dhe kjo nuk i pëlqen aspak.

Ndërsa konspiracioni tjetër është se 26 vjeçari është frymëzuar nga LeBron James, i cili gjatë fazës së play-off në basketboll nuk gjendet fare në rrjetet sociale.

Të gjitha këto mbesin vetëm konspiracione, pasi vet lojtari nuk ka dhënë informata zyrtare për këtë çështje. /Periskopi

Shpërndaje në: