Arsyeja pse Mbappe refuzoi Realin në vitin 2017 ishte Cristiano Ronaldo

Arsyeja pse Mbappe refuzoi Realin në vitin 2017 ishte Cristiano Ronaldo

Kylian Mbappe thuhet se refuzoi Real Madridin në vitin 2017 për shkak të Cristiano Ronaldos.

Pas një sezoni të shkëlqyeshëm me Monacon, Mbappe ishte bërë objektivi kryesor i top ekipeve evropiane.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germain, ndër të tjera, shprehën një interes të madh për fenomenin francez, i cili në fund kaloi në ‘Parc des Princes’, raporton Periskopi.

Image: PA

Megjithëse, sipas raportimeve, ai pranoi të bashkohej me Real Madridin para se të hiqte dorë nga marrëveshja. Dhe vendimi i tij për të refuzuar Real Madridin ishte për shkak të Ronaldos.

Presidenti Florentino Perez asokohe e shihte Mbappen si zëvëndësuesin ideal të ylli portugez, por 20 vjeçari nuk ishte i gatshëm për atë lloj përgjegjësie.

Kësisoji, Mbappe e dinte se do ishte e pamundur zëvëndësimi i një lojtari që ka fituar pesë herë Topin e Artë. /Periskopi/

Shpërndaje në: