Arsyetimi i cektë i Prokurorisë: Droga ishte për konsumim

Arsyetimi i cektë i Prokurorisë: Droga ishte për konsumim

Sipas, prokurorisë rasti i konfiskimit të armës dhe narkotikëve është liruar për shkak se sasia e narkotikëve prej dy qese marihuanë ka qenë e vogël dhe se i njëjti ka qenë konsumues i këtij lloj narkotiku. Por prokuroria ka harruar të tregoj se pse i njëjti është liruar kur arsyeja e arrestimit ishte kanosja që i kishte bërë një viktime.

“Në një rast ka qenë një i dyshuar i cili  ka poseduar armë pa leje  si dhe  ka poseduar edhe lëndë narkotike, lidhur me rastin Prokuroria ka urdhëruar Policinë e Kosovës, që të  ta procedoj në procedurë të rregull, për arsye se te i dyshuari  është gjetur një sasi e vogël e substancave narkotike, dhe se i njëjti është përdorues i narkotikeve  sipas informatës së Policisë”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.

Por, ky arsyetim i prokurorisë është  i mangët, pasi i njëjti nuk dyshohej vetëm për posedim të narkotikëve.  Sipas informative të IndeksOnline, personi në fjalë, E.H 33 vjeçar është arrestuar pasi kishte kryer një kanosje me armë zjarri një person në rrugën “Hamdi Mramori” në Prishtinë,  deri sa ai ishte duke e parkuar veturën e tij me 25 janar rreth orës 00:10.

Dhe gjatë  kontrollit, tek i njëjti policia kishte  gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikator pa municion.  Pas gjetjes së armës, policia ishte nisur në shtëpinë e të dyshuarit dhe pas bastisjes tek i njëjti ishin gjetur edhe dy qese me drogë, të llojit marihuanë.

Ndërsa rasti tjetër, sipas zëdhënësit të prokurorisë,  është liruar në procedurë të rregullt pasi që personi në fjalë ka poseduar leje për armën për të cilën ishte arrestuar.

“Në një rast tjetër ka pasur përdorim të armës, por në fillim  në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm disa fishek më pas është lajmëruar një dyshuar  i cili e ka pranuar se atë ditë ka përdorur një revole në dasmën e nipit të tij , por të njëjtën e ka me leje. Për këto raste Prokurori kujdestar  ka urdhëruar për procedim të rregullt duke pasur parasysh faktin se gjykatat në të shumtën e rasteve i refuzojnë kërkesat për caktimin e paraburgimit”, thuhet në përgjigjet e prokurorisë.

Shpërndaje në: