Arsyetimi i KOK-ut për vendet e fundit të skitareve: pista e akullt
Të hënën në ngjarjen evropiane për sportistët prej 14 deri në 18 vjeç garuan Lyra Hoxha dhe Adea Haxhiduati në sllallom të madh të skijimit alpin. Nga dy lëshime i patën skitaret e reja. Në fund Lyra Hoxha (16) u rendit e 50-ta me kohë të përgjithshme prej 3:06.38 minutash. Ajo mbeti prapa fitueses për plot 53.76 sekonda, shkruan sot Koha Ditore.
Adea Haxhidauti (17) u rendit e 51-ta apo e fundit prej skitareve që përfunduan shtegun. Koha e përgjithshme e saj ishte 3:36.05 minuta apo 1:23.43 minuta më e ngadaltë se e ruses Rinata Abdulkaiumova që fitoi medaljen e artë. Në lëshimin e dytë u diskualifikua vetëm një garuese.
Në lëshimin e parë garën e përfunduan pesë garuese me Hoxhën e Haxhidautin si të fundit. Katër skitare, sipas të dhënave zyrtare, nuk e përfunduan garën, ndërsa një u diskualifikua. Pas lëshimit të parë Hoxha mbeti 27.38 sekonda prapa lideres, ndërsa Haxhidauti ishte më e ngadaltë se liderja për 40.20 sekonda.



