Arta i kthehet zakonit të vjetër

Arta i kthehet zakonit të vjetër

Këngëtarja Arta Bajrami, pritet që shumë shpejt të rikthehet me projekte të reja muzikore.

Ajo ka paralajmëruar se në rikthimin e saj, do të befasojë publikun, pasi do të kthehet me zhanrin e saj të vjetër R&B dhe Hip-Hop. Duke folur për Magazina.al, këngëtarja ka bërë të ditur se kënga e saj e re do të jetë një bashkëpunim me reperin Mc Kresha. “Fillimisht do lansoj një duet me MC Kreshën. Kënga është gati dhe jemi në punim të videoklipit, pastaj do pasojnë disa single tjera, diçka ritmike dhe besoj që publiku do të befasohet. Them kështu pasi që sidomos publiku i ri, ata që dëgjojnë vetëm muzikë Hip-Hop dhe R&B nuk e di që pikërisht unë (nga femrat) dhe disa djem Prishtinas (Etno Engjujt, Lyrical Son, etj.) jemi ata që hodhëm hapat e parë në këtë drejtim, u trasuam rrugën gjith atyre që erdhën pastaj, e që sot prijmë për këtë lloj muzike në Ballkan”, ka thënë Arta për Magazina.al

Ndryshe, Arta i ka munguar skenës pasi është bërë nënë për herë të dytë dhe tani është gati për rikthim.

Shpërndaje në: