Artan Behrami shpërndan video të Edi Ramës nga vizita në Hagë: Mesazh për UÇK-në dhe të burgosurit pa gjyq
Kandidati për deputet, Artan Behrami, ka shpërndarë në rrjete sociale një video të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili sot ka qëndruar në Hagë, ku po mbahen ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në videon e publikuar, Rama përcjellë një mesazh mbështetës për Kosovën dhe UÇK-në.
Krahas videos, Behrami ka shkruar: “Bekuar qofshin Republika e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të burgosurit e saj pa gjyq”.



