Arteta nuk do të dëgjojë për largimin e Salibas, e bllokon çdo përpjekje të Real Madridit

Arteta nuk do të dëgjojë për largimin e Salibas, e bllokon çdo përpjekje të Real Madridit

Arsenal është i vendosur të refuzojë çdo ofertë për qendërmbrojtësin francez William Saliba, me trajnerin Mikel Arteta që e sheh atë si një nga shtyllat kryesore të projektit të tij.

“Topçinjtë” e konsiderojnë Saliban të pazëvendësueshëm dhe duan që ai të vazhdojë të jetë pjesë e mbrojtjes për shumë vite. Klubi planifikon gjithashtu t’i ofrojë atij një kontratë të re, edhe pse marrëveshja aktuale është e vlefshme deri në vitin 2027.

Pavarësisht raportimeve që sugjerojnë interesin e lojtarit për një aventurë jashtë Anglisë, drejtuesit e Arsenalit janë të bindur se do ta bindin të qëndrojë në “Emirates”, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: