Artisti i çuditshëm Fero: Nuk merrem me reperët këtu, shkruaj tekste për artistë ndërkombëtarë
Fero, i ftuar në studion e “Why Not” nga Roza Lati ka zbuluar një detaj që askush nuk e dinte për të.
Ai shkruan tekste për reperët ndërkombëtarë dhe paguhet për këtë gjë, prandaj nuk shqetësohet aspak për konkurrencën në Shqipëri.
“Dua t’ju them që unë shkruaj tekste për reperë ndërkombëtarë. Njerëzit nuk e dinë këtë gjë por unë paguhem për këtë që shkruaj tekste për reperë. Nuk mund t’ua nxjerr emrat sepse unë fitoj nga ajo punë. Jam në treg me reperët ndërkombëtarë, jo me këta reperët këtu dhe s’më shkon mendja për to”, rrëfeu Fero.



