As Arben, as Alban, ky është emri më i preferuar për djemtë shqiptarë
Te dhënat e INSTAT tregojnë se emrat e djemve në Shqipëri kanë pësuar ndryshime të ndjeshme gjatë viteve 2020-2025.
Amar është aktualisht emri më i preferuar për djemtë e sapolindur, ndërsa prindërit po zgjedhin gjithnjë e më shumë emra të shkurtër dhe me origjinë të huaj, si Deon, Aron apo
Liam, duke lënë pas emrat tradicional shqiptarë si Arben, Gëzim apo Alban.
Ekspertët e gjuhës dhe kulturës vënë re se kjo tendencë reflekton një largim nga identiteti kombëtar dhe një ndikim të fortë të modeleve ndërkombëtare, ku zgjedhja e emrit shpesh
bazohet më shumë te tingulli dhe moderniteti sesa te kuptimi dhe tradita.
Shumë prindër preferojnë emra të huaj pasi i konsiderojnë më modernë dhe tërheqës, edhe pa njohur domethënien e tyre.
Specialistët vënë në dukje se kjo është shqetësuese, pasi Shqipëria ka emra të bukur dhe me vlera kulturore që shqiptohen më lehtë dhe tingëllojnë natyrshëm në gjuhën shqipe.



