As Drenica, as Dukagjini: Mefail Bajqinovci i VV-së thotë se Vranjevci i priu kombit

As Drenica, as Dukagjini: Mefail Bajqinovci i VV-së thotë se Vranjevci i priu kombit

Çështja se kush i ka prirë proceset kombëtare përpara është diskutuar me të madhe përgjatë dekadave të fundit, dhe shpesh me tone lokaliste. Kësaj here, është kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci që në kuadër të fushatës së tij ka bërë një pretendim të madh për një lagje nga kryeqyteti.

Zakonisht thuhet se Drenica e ndonjëherë edhe Dukagjini e ndonjë rajon tjetër në Kosovë ka qenë në ballë të kombit në ditë të vështira.

Por, Mefail Bajqinovci nga Vetëvendosje, që kishte qenë edhe gazetar dikur, ka thënë se është Kodra e Trimave [Vranjevci], lagja që “përherë proceseve të mëdha kombëtare ju ka prirë”, përcjell Periskopi.

Ai ka takuar qytetarë të lagjes në fjalë bashkë me ish ministrat Konjufca e Vitia dhe kandidatët për deputetë, Nazlie Bala dhe Fatmir Humolli.

Nuk dihen arsyet prapa kësaj deklarate nga Bajqinovci.

Veprimtarinë patriotike të Vranjevcit e kanë vlerësuar më herët edhe politikanë të tjerë, duke përfshirë edhe ish kryetarin e Prishtinës, Ismet Beqirin.

Statusi i plotë:

Sonte në Kodrën e Trimave e cila përherë proceseve të mëdha kombëtare ju ka prirë, së bashku me ish-ministrat Glauk Konjufca, Arben Vitia dhe kandidatët për deputet Nazlie Bala dhe Fatmir Humolli, bashkëbiseduam me familjen Alshiqi dhe shumë qytetarë të Kodrës së Trimave.

Krejt dhe Drejt me Albinin

#mefailbajqinovci70

Shpërndaje në: