“As unë, as fëmijët, nuk e kemi pa vrasjen” – Naim Murseli tregon përse qëndroi në hotel pas deklaratës në polici

“As unë, as fëmijët, nuk e kemi pa vrasjen” – Naim Murseli tregon përse qëndroi në hotel pas deklaratës në polici

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet shqyrtim gjyqësor ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Gjatë seancës së sotme, Naim Murseli po përballet me imazhet e shkrepura nga Forenzika, në cilësi të provave.

Përpara gjykatës, ai arsyetoi qëndrimin e tij në “Swiss Diamond Hotel” në natën kritike dhe pas dhënies së dëshmisë në polici.

“Fillimisht ishim në stacion policor dhe në stacion ka qenë edhe gruaja e Leonardit, çika e hallës tem, e cila më tha që do të merret me fëmijë, deri kur u krye krejt intervistimi im. Kur dola prej stacionit, ata më thanë që po i marrim fëmijët, ndërsa mu më tha policia që mos me u largu, nëse iu nevojitem prapë”, deklaroi Murseli.

Shpërndaje në: