Asambleistja nga Klina bojkoton takimet dhe grupet punuese për serbët

Asambleistja nga Klina bojkoton takimet dhe grupet punuese për serbët

Ndonëse njihet për marrëdhënie jo të mira me përfaqësuesin e Listës Serbe në Kuvendin Komunal të Klinës, ajo ende nuk ka shprehur vullnetin të punoj për ta.

Është kritikuar aq shumë nga organizata të ndryshme se si e zgjedhur e popullit se nuk ka një bashkëpunim të mirë me komunitetin serb.

“Mendoj që është bërë mjaftë për ta! Zbatuam një sërë aktivitetesh që përmirësojnë komunikimin ndëretnik dhe jetën e tyre. Politika e misioneve dhe programeve të Organizatave Ndërkombëtare të cilat operojnë më qëllim të përmirësimit dhe bashkëpunimit mes komuniteteve nuk janë të drejta dhe proporcionale”, ka thënë ajo.

Sipas saj, sot nuk po bëhet asgjë dhe asnjë donacion, asnjë projekt investim nuk po procedohet pa praninë e pakicës serbe.

“Ky është edhe kriteri i qëllimit të tyre, por përderisa kanë shumë përparsi fshatrat e komunitetit serb njejtë duhet të avancohen edhe fshatrat me 100% shqiptarë. Projektet të dizajnuara në këto forma dhe me këto kritere me shumë po shkon nga diskriminimi sesa mobilizimi jonë. Ky shqetësim më ka lindur kur edhe Komuna e Klinës ka ndarë parcela të pronës publike për banorët e shtërpcës. Ku dihet që nuk ka ndërrmarrë asnjëherë një veprim të tillë për banorët e saj shqiptarë që janë në gjëndje të mjerueshme kinse me faktin që po plotësojm kritere për Bashkimin Europian”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në: