Asano, jo këtë vit te Arsenali
Edhe pse marrëveshja për transferimin e tij nga Sanfrecce Hiroshima te Arsenali është arritur muaj më parë, sulmuesi japonez, Takuma Asano nuk do të luajë për skuadrën londineze në këtë sezon.
The Mirror raporton se 21-vjeçarit i është refuzuar kërkesa për lejën e punës në Angli.
Megjithatë, lojtari me gjasë do të ketë mundësinë për të luajtur për ‘topçinjtë’ nga sezoni i ardhshëm. /Periskopi.com



