Asensio e festoi golin si i ‘çmendur’ me babanë dhe vëllanë e tij (Foto)
Real Madridi fitoi ndaj Juventusit me rezultat 1-4 në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa goli i fundit në takim u shënua nga Marco Asensio.
Ylli në rritje pas realizimit të golit, ai vrapoi direkt në drejtim të shkallëve të stadiumit në Cardiff, për ta festuar me babanë dhe vëllanë.

Po në atë vend ishin edhe familjarë të futbollistëve të tjerë si Cristiano Ronaldos, Alvaro Morata, Dani Carvajal, Casemire, Nacho, Sergio Ramos e Iscos.
Në një ndeshje të tillë normalisht të afërmit nuk mungojnë pasi ata janë motivim shtesë. /Periskopi/



