Asensio tregon numrin që dëshiron ta ketë te Real Madridi

Asensio tregon numrin që dëshiron ta ketë te Real Madridi

Talenti i Real Madrid, Marco Asensio ka shprehur dëshirën që në një të ardhme të afërt ta ketë fanelen me numër 10, e cila aktualisht mbahet nga Luka Modric.

Me largimin e Cristiano Ronaldos, spanjolli pritej të veshte fanelen me numrin 7, megjithatë këtë numër e mori transferi i ri Mariano Diaz.

”10 është një numër që pëlqej, por është në duart e Modric. Në një të ardhme, do kisha preferuar ta veshja”, tha shkurt Asensio./Periskopi

Shpërndaje në: