Asfalti i Hitlerit, shumë i shtrenjtë
Ndërtimi i kësaj rruge në Dyseldorf, ka nisur në vitin 1937 dhe përfundoi në vitin 2009. Mediat në gjermani, e quajnë ‘Asfalti i Hitlerit’. Gjykata në Dyseldorf, urdhëroi banorët të paguajnë për këtë rrugë.
Kostoja e asfaltit të kësaj rruge besohet të mbërrijë deri në 14.000 euro për shtëpi. Faturat e ndërtimit, që banorëve nisën t’iu dorëzoheshin fillimisht në 2013, janë konvertuar në euro nga reichsmarks, Markat e Rajhut.



