Ashley Cole afër transferimit te klubi i Birmingham Cityt (Foto)
Mbrojtësi anglez Ashley Cole është afër transferimit te klubi i ligës së dytë në Angli, Birmingham City.
Ai është takuar me menaxherin Harry Redknapp, i cili është i vendosuar ta sjellë ish mbrojtësin e Arsenalit dhe Chelseat në skuadrën e tij, transmeton Periskopi.


Redknapp është i vendosur që ta kthejë Birminghamin në Premier Ligë, pasi mezi i shpëtuan rënies nga liga në sezonin që sapo përfundoi.
Menaxheri anglez kishte dashur që ta transferojë edhe John Terry, por ai iu është bashkuar rivalit, Aston Villa. /Periskopi



