Ashtu siç i kërkoi në këngë, Capital T ia sjellin në diskotekë 100 shishe në tavolinë (Foto)
Reperi Capital T mbrëmë ka performuar në njërën nga klubet më të mëdha të natës në Prishtinë.
Por diçka interesante ndodhi teksa të pranishmit u argetoheshin me këngët e tij.
Projekti i tij i para dy vitesh ‘100’ solli 100 shishe në skenën e mbrëmshme.
Teksa Capital T qëndronte i ulur e shijonte nejën me shokë, kamarieret ia sollën fiks 100 shishe me alkool, të shoqëruara me fishekzjarre.
Ndër te tjerash, kënga e tij thotë: “Unë jam Kapo, bimi 100 shishe, don me bo biznis, kurgjo nër 100 mijëshe”.
Projekti i tij i fundit është ‘Fustani’, në bashkëpunim me Elvana Gjatën. /Periskopi/







