Askush nuk e do Moratan, tifozët e Atleticos vërshëllejnë kundër transferimit të tij
Alvaro Morata po shijon momentet më të këqija në karrierë.
Pasi Chelsea i ka treguar se mund të largohet, sulmuesi spanjoll nuk po gjen rehati, shkruan Periskopi.
Morata është lidhur me një kalim te Atletico, por tifozët e këtij ekipi sot në ndeshjen ndaj Getafes kanë vërshëllyer kundër transferimit të tij në Metropolitano Stadium.
”Më pak Morata, më shumë Borja Garces”, duke iu referuar sulmuesit të Atletico B, që ishte në stol në ndeshjen e sotme.
Sipas raportimeve të mediave, tifozët nuk e duan një lojtar të Real Madridit në skuadër.
Trajneri Simeone i kërkoi tifozëve të mos vërshëllejnë dhe të vazhdojnë ta mbështesin skuadrën.

Marrëveshjes mes Morata dhe Atleticos ishte në prag të përfundimit, por shkarkimi i Henryt nga Monaci ka prishur gjithçka.
Kjo pasi që Gelson Martins i ‘Los Colchoneros’ do të kalonte te skuadra franceze, ndërsa sulmuesi i Chelseat do ta zëvëndësonte atë. /Periskopi



