”Askush nuk është më i madh se United” – Mourinho mbron veten
Jose Mourinho ka thënë se ‘asnjë lojtar nuk është më i madh se Manchester United’, duke iu referuar Paul Pogba dhe është puna e tij si trajner ta mbrojë klubin.
Mourinho këmbënguli që ai ka një marrëdhënie profesionale me Pogbën, pavarësisht se këtë javë kishin përplasje verbale mes tyre dhe konfirmoi se ylli francez do të luajë ndaj West Ham të shtunën.
”Manchester United është më i madh se kushdo dhe unë duhet ta mbroj atë. Ai është një lojtar si të tjerët, dhe asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi”, tha portugezi./Periskopi/



