Asnjë derbi, hidhet shorti i qerekfinaleve në FA Cup

Asnjë derbi, hidhet shorti i qerekfinaleve në FA Cup

Është hedhur shorti për çiftet e 1/8-tës së finales në Kupën FA.

Kupa FA ka ardhur në momentin ku kanë mbetur vetëm edhe 16 skuadra, ku nga to do të dalin tetë çifte.

Sot (e hënë) në mbrëmje në Londër është hedhur shorti ku janë mësuar edhe kundërshtarët e 1/8-tës.
Megjithatë, ky raund nuk ka sjell asnjë ndeshje derbi dhe skuadrat e mëdha nuk do luajnë mes vete, por me ndonjë kundërshtar më të vogël.

Skuadra e Pep Guardiolas, Manchester City është shortuar ndaj Wiganit, ndërsa ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të WBA-së dhe Southamptonit.

Raundi i pestë i Kupës FA do t’i luaj ndeshjet në vikendit e 17-18 shkurtit 2017 ndërsa fituesit e këtij raundi do t’i fitojnë nga 180 mijë funte.

Çiftet e 1/8-tës së Kupës FA:

Sheffield Wed – Notts Count ose Swansea

West Brom – Southampton

Chelsea – Hull City

Leicester – Sheffield United

Huddersfield ose Birmingham – Man United

Millwall ose Rochdale – Newport County ose Tottenham

Brighton – Coventry

Wigan – Manchester City

Shpërndaje në: