Asnjë minut në derbin Juventus – Milan për Zhegrovën, trajneri Tudor: Unë zgjedh më të fortit
Derbi i shumëpritur mes Juventusit dhe Milanit, i zhvilluar mbrëmë në Allianz Stadium të Torinos, përfundoi pa gola, me rezultatin 0-0.
Takimi, pjesë e javës së Serie A, nuk prodhoi fitues, duke lënë të dy skuadrat të marrin nga një pikë.
Një detaj që ra në sy ishte mungesa e aktivizimit të anëtarit të kombëtares të Kosovës, Edon Zhegrova, i cili nuk u fut fare në lojë.
Lidhur me këtë vendim, trajneri i Milanit, Igor Tudor, u pyet pas ndeshjes dhe dha një përgjigje të prerë.
“Unë zgjedh më të fortët dhe ata që mund të na sjellin rezultat”, deklaroi trajneri kroat, duke mos lënë shumë hapësirë për interpretim.
Sa i përket renditjes, Juventus mbetet në pozitën e pestë të tabelës me 12 pikë, duke qenë ende i pamposhtur në këtë edicion të Serie A.



