Asnjë televizion nuk i merr “Stupcat” për këtë fundvit, kjo është arsyeja
Por këtë vit grupin humoristik “Stupcat” nuk do t’i shohim jo vetëm ne ekranet televizive por as në skeçet që dikur nxirnin përmes DVD apo Youtube.
Duket se arsyeja e mospranisë së tyre në asnjërin nga televizionet kosovare është çmimi i lartë që ata i kanë vën vetes, shkruan “Magazina.al”
Ditë më parë Magazina.al, kishte raportuar se “Stupcat” i kishin kërkuar mijëra euro televizionit publik për të qenë pjesë e emisionit festiv të fundvitit, RTK’ja i kishte refuzuar duke e konsideruar si një shumë mjaft të lartë dhe të papërballueshme për ta.
Kështu “Stupcat” duke i rritur vetit çmimin, e kanë “bojkotuar” veten duke mos qenë pjesë e programeve festive.



