Astrit Gashi i LDK-së me thirrje për votë: Prishtina meriton më të mirën
Në prag të ditës së zgjedhjeve lokale në Kosovë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Astrit Gashi, ka publikuar një mesazh drejtuar qytetarëve, duke kërkuar përkrahjen e tyre për të vazhduar punën dhe përkushtimin ndaj kryeqytetit.
“Një ditë para vendimit tuaj! Një ditë para se vota juaj të përcaktojë rrugën e Prishtinës për katër vitet e ardhshme”, shkruan Gashi në postimin e tij në rrjete sociale.
Ai thekson se përkushtimi i tij dhe i subjektit politik që përfaqëson nuk është i rastësishëm, por i ndërtuar mbi një besim të thellë në Prishtinën dhe Kosovën si tokë e bekuar që meriton më të mirën.
Sipas tij, LDK mbetet “garantuese e vetme” për zhvillimin dhe përgjegjësinë në qeverisjen e kryeqytetit.
Astrit Gashi i bën thirrje qytetarëve që më 12 tetor të votojnë për:
✅ Perparim Rama – nr. 113 (kandidat për kryetar të komunës)
✅ Astrit Gashi – nr. 46 (kandidat për Asamblenë Komunale)



