“Ata është dashur të jenë këtu, sepse këtu e kanë vendin”- Qytetari flet para protestës kundër Gjykatës Speciale
Sot, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale, dhe padrejtësive të kësaj gjykate, shruan Periskopi.
Kësaj proteste të thirrur nga organizatat e dala nga lufta që do të mbahet nga ora 17:00, i janë bashkuar qytetarë nga e mbarë Kosova.
Një qytetar pjesëmarrës në protestë ka thënë:
“Jam këtu sot, sepse ata është dashur të jenë këtu, e ne në pushimet tona, jemi këtu sot me të vetmin qëllim sepse ata këtu e kanë vendin”, është shprehur ai për Periskopin.



