Ata të dy janë rivalë, por Cristiano Junior adhuron Messi-n
Një tjetër rast, për Cristiano Junior të takohet me idhullin e tij Lionel Messi-n. Vogëlushi shtatë vjeçar është takuar me yllin e Barcelona-s teksa shoqëronte të atin, Cristiano Ronaldo-n me rastin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “FIFA The Best” në Londër.
Cristiano Jr. ka treguar në disa raste se është një fans i Lionel Messi-t, pavarësisht se argjentinasi ishte konkurrenti më i fortë i babait të tij në garën për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, të cilin e fitoi CR7.
Me një buzëqeshje të madhe, Messi takoi Cristiano Jr. përpara se të niste mbrëmja gala në “London Palladium”.
Ndërsa babai i tij fliste në skenë, Cristiano Junior shihte duke buzëqeshur Messi-n.




