Atalanta jep lajmin e keq për Etrit Berishën
E ardhmja e Etrit Berishës te Atalanta ngelet e paqartë pasi klubi italian po mendon që ta transferojë një portier gjatë kësaj vere.
Sipas raportimeve nga “Sky Sports” Atalanta po synon që ta transferoj portierin e Sunderlandit, Vito Mannone.
Atalanta ka kohë deri më datë 19 qershor për të blerë kartonin e shqiptarit, sipas marrëveshjes së huazimit me Lazion. Në të kundërt Berisha do të kthehet te Lazio.
Nëse Berisha nuk do të mbetet në Atalanta, atëherë mund të transferohet te Napoli. Këtë të fundit portierin e Kombëtares e shohin si pasardhës të Pepe Reinas.




