Atdhe Nuhiu e përfundon sezonin në mënyrë fantastike, shënon tregolësh në ndeshjen e fundit (Video)
Sheffield Wednesday ka fituar me rezultat 5:1 kundër Norwichit
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës shkëlqeu në këtë takim duke shënuar tre gola dhe duke mbyllur kështu sezonin në mënyrë fantastike, transmeton Periskopi.
Nuhiu shënoi golat në minutat 14′,60,90′, derisa skuadra e tij edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Championshipit.
Atdhe Nuhiu ⚽⚽⚽ #swfcLIVE pic.twitter.com/poXWQtuu2q
— Sheffield Wednesday (@swfc) May 6, 2018
Në Premier League është rikthyer Wolves dhe Cardiff. /Periskopi/



