Atentati ndaj boksierit, Policia: U qëllua nga 2 persona të maskuar

Atentati ndaj boksierit, Policia: U qëllua nga 2 persona të maskuar

 

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:00 në Shkodër te “Ura Dervishbeg”.

Mësohet se boksieri Nelson Hysa ka qenë duke dalë nga një berberane kur është qëlluar nga dy persona të maskuar dhe që po udhëtonin me motor.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 06.05.2017, rreth orës  14.30 në spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi N. H. 32 vjeç banues në lagjen “Fahri Ramadani” Shkodër.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku nga deklarimet paraprake të marra nga i dëmtuari ka rezultuar se:

Shtetasi  N.H,  në momentin që do futej për tu qethur në një berberanë në lagjen Qemal Stafa në vendin i quajtur Ura Dervishbeg,  dyshohet se dy persona me motor me skafandra në kokë dhe me rroba të zeza i janë afruar ku njëri prej tyre e ka qëlluar  njëherë me armë zjarri Pistoletë në pjesën fundore të barkut  dhe janë larguar menjpherë.

Shtetasi N.H për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e qitur nga armë zjarri Pistoletë.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe vijon krehja e zonës me qëllim  kapjen e autorëve.

Shpërndaje në: