Atentati në Rinas, hetimet shtrihen në Spanjë! Ja personat që janë marrë në pyetje

Atentati në Rinas, hetimet shtrihen në Spanjë! Ja personat që janë marrë në pyetje

Policia shqiptare do të kontaktojë autoritetet spanjolle për shkëmbim informacioni lidhur me lëvizjet e Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, të cilët udhëtuan drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kur u kthyen në Rinas më 11 nëntor ranë pre e një atentati.

Hetuesit kanë dyshime të forta se planifikimi dhe organizimi i atentatit ka nisur që nga Barcelona, atje ku qëndruan tre ditë Dani dhe Sheqeri, raporton euronews.al, transmeton Periskopi.

Grupi hetimor dyshon se Dani ndiqej prej shumë kohësh nga autorët, madje ishte ndjekur edhe kur u nis drejt Spanjës më 7 nëntor.

Gjithashtu, në pyetje janë marrë disa persona me precedentë penalë, të cilët janë të dyshuar dhe të afërm të Gilmando Danit dhe agjentit të AMP-së./Periskopi/

Shpërndaje në: