Atleti rrëzohet, zgjohet dhe në fund fiton garën
Mohamed Farah ka fituar Medaljen e ARtë në vrapimin për 10 mijë metra.
Britaniku triumfoi me kohë prej 27 minuta e 5 sekonda.
Mirëpo, e veçanta e kësaj gare ishte se Farah e pati një fillim të keq, duke u rrëzuar në garë.
Megjithatë ai e vazhdoi garën dhe në fund triumfoi.



