Atletico e denoncon në FIFA Barcelonën – tenton t’ua ‘grabis’ sulmuesin

Atletico e denoncon në FIFA Barcelonën – tenton t’ua ‘grabis’ sulmuesin

Goalzolive raporton se Atletico Madrid e ka raportuar në FIFA Barcelonën për tentime të jashtëligjshme për të transferuar sulmuesin e tyre, Antoine Griezman, përcjell Periskopi.

Deri tash është raportuar për mundësinë që francezi t’i bashkohet Barçës në Janar, por duket se klubi katalan, i njohur për parregullësitë që bën në transferime, ka provuar të bëj marrëveshje më të hershme sesa që e lejon rregullorja e FIFA-s.

Në rast të një dënimi tjetër, Barcelona, klub tashmë i dënuar rëndë nga FIFA, do të mund të gjobitej shumë më rëndë dhe do të mund të mbeste pa transferime të paktën edhe në qershor.

Klubi blaugrana duket se nuk mendon që është mjaftueshëm i fortë për të garuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ku në raundin e 1/8-s, së finales, do të përballet me Chelsean e Antonio Contes – megjithëse Antoine Griezman nuk mund të luaj për Barcelonën sepse paraprakisht ka luajtur për Atleticon në Champions.

Atletico ndërkohë, lojtarin më të vlefshëm të klubit e ka Griezmanin, dhe ka gjasa të mëdha që ta fitojë Ligën e Evropës nën drejtiin e trajnerit Diego Pablo Simeone.

Shpërndaje në: