Atletico Madrid në finale të Europa League, s’ka trofe për Wengerin (Video)

Atletico Madrid në finale të Europa League, s’ka trofe për Wengerin (Video)

Atletico Madrid ka kaluar në finale të Europa League pasi mposhti Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 2:1

Skuadra spanjolle fitoi me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale dhe kështu preu biletën për finalen e cila do të mbahet në Lyon më 16 maj, transmeton Periskopi.

Golin e fitores për Atleticon e shënoi Diego Costa në minutën e 45-të.

Arsenali pati disa raste në këtë takim, por nuk ia dolën të shënojnë dhe kështu Wenger do të përshëndetet me klubin pa trofe në sezonin e fundit.

Ndeshja tjetër mes Salzburg dhe Marseille ka përfunduar 2:0 dhe rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet tani është 2:2, derisa loja ka shkuar në vazhdime.

Kujtojmë që te Salzburg po luan mesfushori kosovar, Valon Berisha./Periskopi/

Shpërndaje në: